François de Salignac de la Mothe-Fénelon, njihej më shumë si François Fénelon, ka qenë poet dhe shkrimtar.
Mentori intelektual i shumë monarkëve, dukëve dhe princërve francezë, ai gjithmonë paraqitet si një figurë emblematike e urtisë kishtare dhe filozofike e Francës së shekullit XVII. Gjenialiteti i tij në letra është pasqyruar në veprën “Aventurat e Telemakut.
Fénelon ka lindur me 6 gusht të vitit 1651, në Sainte-Mondane, Francë ndërsa ka ndërruar jetë me 7 janar të vitit 1715.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Fénelon:
Njeriu më i pafat mes njerëzve është ai që beson se është i tillë.
Duhet të mësojmë ta konsiderojmë vdekjen si përmbushjen e shpresave tona.
Mbroni idetë tuaja, por jini të gatshëm t’i ndërroni me ato të një tjetri nëse mendoni se ai i ka më të mira.
Kënaqësitë tokësore kanë më të ëmbla pritshmëritë se frutat, kurse kënaqësitë shpirtërore kanë më të ëmbla frutat se pritshmëritë.
Ashtu siç e shkatërron mbretin pushteti i tepërt, ashtu edhe luksi arrin të shthurë një komb të tërë.
Jemi të dhënë pas botës, si të mos mbaronte kurrë.
Kush nuk ka vuajtur, nuk di asgjë: nuk njeh as të mirën, as të keqen; as njerëzit, as vetveten.
Bukuria e trupit është një lule që çel në mëngjes e vyshket në mbrëmje, por shpirti është imazhi i bukurisë së Zotit.
Sikur të mos kishim gabime, do të kishim më pak kënaqësi për t’u ankuar ndaj të tjerëve.
Mundësitë e pakta duhet të shfrytëzohen më mirë.
Përgatiti: L.F-ObserverKult
Lexo edhe:
NËSE JETA TË JEP LIMONA, BËJ LIMONADË! 35 THËNIE TË ZGJEDHURA
Thënie të zgjedhura:
“Po të mos ishin budallenjtë, bota do të ishte një vend bajat.”
– Lermontov
“Disa njerëz ngatërrojnë çmimin e shtrenjtë të jetës me çmimin e jetës së shtrenjtë.”
-Doug Larson
Thëniet në vazhdom mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult