Piktori i njohur: Edi Rama zuri karrigen time në Akademi, ishte student mjaft i talentuar

Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza ka bërë një rrëfim të rrallë për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në “Pas Mesnatës”.

Ai ka folur për gjithçka. Nga trashëgimia e pikturës ndër breza në familje, nëna e tij që ishte modelja e parë nudo dhe deri te zhvillimi i këtij arti në ditët e sotme.

Buza ka treguar se kur doli në pension në vitin ’93, ia pasoi vendin kryeministrit aktual Edi Ramës. Ai theksoi se kjo ka qenë “karrigia e parë” e Ramës dhe ky i fundit ishte një student mjaft i talentuar.

“Kur unë dola në pension në ’93, ishte karrigia e parë e Edi Ramës, zuri karrigen time. Sigurisht i lashë karrigen skaletë.

Edi ka qenë një student mjaft i talentuar. Ai si asistent dhe pedagog, e rriti nivelin e tij dhe ishte një figurë e dashur si artist i ri”, u shpreh Buza./gazetatema

ObserverKult


robert aliaj

Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ: EDI RAMA MË KA “PROPOZUAR” PËR NJË POST, POR E KAM REFUZUAR

Artisti i njohur, Robert Aliaj, është shprehur se ka marrë propozime për të drejtuar institucione shtetërore, por ka refuzuar.

Edhe pse nuk e tha konkretisht me emër, Aliaj nuk mohoi se ka marrë propozime për drejtues edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta. Mund të jetë dhe Rama.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult