Ari që mori me vete Mbreti Zog, Arkivi publikon dokumentin: Është shumë më tepër nga sa dihej deri më sot

Arkivi i Shtetit ka publikuar për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë më e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fash iste, ku shkruhet se mbreti Zog ka marrë 250 mijë napolona ar.

Në dokument është shkruar: Mbretit Zog, kontrolluar nga autoritetet greke, i janë gjetur 250.000 napolona ari ./ Ballkanweb.com

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇFARË I PREMTOI MBRETI ZOG FAN NOLIT, QË TË KTHEHEJ NË SHQIPËRI

L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Francë

“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult