Garuesit për Çmimin e madh Kadare 2023 kaluan fazën e fundit, ku nga dhjetë u përzgjodhën vetëm pesë finalistë. Më 26 shkurt do të zgjidhet edhe fituesi.
Për fazën e tretë të Çmimit Kadare u përzgjodhën Grigor Banushi me “Gjenerali pa yll”, Leonard Veizi me “Ted B”.
Pastaj Suad Arilla me “Rikthim në vendet e panjohura”, Nurie Emrullai “Duhet të jetë dashuri” dhe Klidi Apostoli me “I abortuari”.
Juria e këtij viti, e përbërë nga poetja Natasha Lako, shkrimtari e gazetari Alfred Peza, gazetari nga Shkupi, Nazim Rashidi, pedagogët Ermir Nika dhe Irena Myzeqari- pritet ta shpallin fituesin në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve, që mbahet në Llogora.
Edhe në këtë edicion të tetë të Çmimit Letrar Kadare nuk kanë munguar emrat e autorëve të njohur.
Por risi për jurinë kanë qenë prurjet e të rinjve, të cilët kanë dominuar edhe në përzgjedhjen e dhjetëshes finaliste, që do të pretendojë për të fituar çmimin e madh prej 10 mijë euro, transmeton ‘liberale.al’.
Këtë vit u paraqitën 27 dorëshkrime në prozë, nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Vepra e fituesit do të botohet gjithashtu nga shtëpia botuese “Uet Press” dhe do të ndiqet nga një tur veprimtarish promovuese.
Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”.
Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova, Rudolf Marku, Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume.
Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo.
Po ashtu publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇMIMI ‘KADARE 2023’: SHPALLEN 10 FINALISTËT, DOMINOJNË AUTORËT E RINJ
Juria e përbërë nga Natasha Lako, Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika dhe Irena Myzeqari, ka shpallur 10 finalistët për Çmimin Kadare 2023.
Në këtë edicion të tetë nuk mungojnë emrat e njohur. Por vihet re një interes i veçantë nga autorët e rinj.
Në fazën e fundit do të përzgjidhen pesë emra, ndërsa fituesi do të zbulohet më 27 shkurt
Edhe në këtë edicion të tetë të Çmimit Letrar Kadare nuk kanë munguar emrat e autorëve të njohur.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult