Postimi prekës i Qumilit: “E pabesueshme! Ma këpute zemrën miku im…”

Vdekja e aktorit të njohur për publikun kosovar, Rasim Thaci-Cima, ka prekur të gjithë.

Të njohurit si “Treshi Përsheshi”, tashmë ka mbetur vetëm Sevdai Radogoshi i njohur si Qumili, e i cili ka shprehur mërzinë e tij për mikun…

Postimi i plotë në “Facebook”:

E pabesueshme!
Ma këpute zemrën miku im… fjalët nuk po i gjej ta shprehi dhimbjen për ty!
Jeta yte ishte e mbushur vetëm me dashni dhe vepra të mira..
Ishe babai më i përkushtuar e shembullor që kam njohur, i deshte shumë fëmijët Adelinën, Burimin, Artanin dhe shoqen Shukrijen!
Kujtimet tona së bashku nuk kan fundë, shoqëria jote dhe humori yt do të më mungon gjithë jetën, ishe njeriu më i dashtun për mu!
Lamtumirë mbreti i humorit Rasim Thaqi – Cima!