Ai e nisi rrugën profesionale me një punë që në fillimet e tij as që e kishte imagjinuar që do ta çonte tek arti.
Një personazh kontrovers, i guximshëm, që e thotë pa filtra gjithçka që mendon dhe nuk i kursen as kritikat e as lëvdatat.
Një rrugëtim tek jeta dhe karriera erdhi në “Esencë” me rrëfimin e radhës poeti Agim Doçi.
Kthesa në rrugën e tij e në vazhdimësinë profesionale ka qenë At Gjergj Fishta dhe pena e tij. Kështu e kujton ai ndikimin që ka pasur më vonë të shkruarit në jetën e tij personale dhe profesionale.
Një prej shqetësimeve të Doçit mbetet mosvlerësimi i pronës intelektuale një prej momenteve kyçe në jetën e secilit krijues që duhet të ketë vlerësimin që meriton.
Një krijimtari e gjatë dhe e larmishme me këngë që janë vlerësuar me çmime të para në festival e përfaqësuar edhe në Eurovizion.
Mes shumë çmimeve e vlerësimeve të qenit qytetar nderi i Shkodrës për Doçin mbetet një prej nderimeve që ka më për zemër.
Kjo sepse ka një lidhje të veçantë me qytetin e Shkodrës aty ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij.
Një lidhje po aq e ngushtë dhe emocionale që e bëri të përlotet në studio është edhe ajo me Kosovën ose siç këmbëngul ai ta quajë gjithnjë vetëm Dardani. Jo sepse shkroi “Marshin e UCK-së” apo himnin “A vritet Pafajësia”, por lidhja e tij me Kosovën është në një mënyrë e pashpjegueshme. Lidhja e tij me Kosovën është një emocion që e përlot gjithnjë.
Shprehës, i guximshëm, i shkujdesur dhe i drejtpërdrejtë Doçi solli edhe në këtë bisedë grintën e personazhit të tij të patjetërsueshëm dhe krejt origjinal./shqiptarja.com
Rrëfimin e plotë të Agim Doçit mund ta shihni duke klikuar në video:
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM DOÇI “SHOKOHET” ME KËNGËN E KËTIJ KËNGËTARIT: “RRUGAÇ! DUHET TË FUTET TË PAKTËN 3 VJET NË BURG”
Muzika ka evoluar jashtëzakonisht shumë, si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë botëror.
Së fundi, tekstshkruesi i njohur shqiptar, Agim Doçi ka komentuar tekstet e këngëve që po këndohen së fundi nga këngëtarët shqiptarë.
I ftuar në RTV Ora, Doçi dëgjoi një pjesë nga kënga e Mozzik “Bespreme”. Me këtë rast ai mbeti i shokuar.
Derisa dëgjonte vargjet “U ta hanksha pii-ken nën buze( la-la-la) E a to dyja që i man nër bluzë (la-la-la)“, poeti Doçi reperin Aliu e quajti “rrugaç”.
“Çka janë more këta rrugaçë, po ku bie unë në nivelin e këtyre. U ta hanksha e ma hënksh. Mos moj burrneshë. Ata duhen fut të paktën 3 vjet në burg, me i rrahë” – tha ai.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult