Nisi Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur… ka libra që janë botuar mbi 100 vjet më parë

Fotografi e realizuar nga Berat Dakaj

Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, për herë të katërt, synon të kthejë vëmendjen te librat të cilat në qarkullim janë tash e disa vjet, mirëpo që vlerën e kanë përherë të freskët.

Përderisa sot nisi edicioni i 4-të, organizatori Berat Dakaj në një lidhje të drejtpërdrejtë ka treguar detajet e sivjetme.

“Në këtë panair do të paraqiten 3500 tituj të Librave të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur dhe 50 botime që janë të vjetra qe më shumë se 100 vjet. E kemi edhe fjalorin frëngjisht – osmanisht të Sami Frashërit”, veçoi Dakaj para fillimi të Panairit.

Pjesa më unike e këtij viti është organizimi i punëtorisë për “restaurimin” e librave të përdorur, të cilat do të marrim vëmendjen e duhur për përmirësimin e gjendjes së tyre fizike. /rtk

ObserverKult


Lexo edhe:

TË HËNËN NË PRISHTINË ÇELET PANAIRI I LIBRIT TË VJETËR, TË RRALLË E TË PËRDORUR

Nga data 9 deri më 11 tetor në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 9.00-20.00 do të jetë Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë e të Përdorur, edicioni i 4-të.

Në këtë Panair do të paraqiten mbi 35 mijë tituj të librave të Vjetër dhe të Përdorur dhe mbi 50 tituj të librave të Rrallë.

Kështu ka njoftuar koordinatori i panairit, Berat Dakaj, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Kjo festë është më shumë për ata që shkruajnë libra, që lexojnë libra, që botojnë libra, që korrektojnë dhe redaktojnë libra, që përkthejnë libra, që shesin dhe ruajnë libra të vjetër dhe të rrallë. Është festë e të gjithë dashamirëve që çmojnë krijimtarinë artistike. Kushdo që i ka mundësitë dhe ka kohë të vijë në Prishtinë të hënën, të martën dhe të mërkurën, na gjen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Do të paraqiten mbi 35.000 tituj të librave të Vjetër dhe të Përdorur dhe mbi 50 tituj të librave të Rrallë”, ka shkruar Dakaj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU