Inva Mula si regjisore, risolli “Karnavalet e Korçës” në TKOB

Rikthimi i “Karnavaleve të Korçës” në skenën madhështore të TKOB-it, pas 45 vjetësh, solli një atmosferë festive.

Publiku e ka mirëpritur këtë prodhim dinjitoz dhe kjo duket edhe nga fakti që TKOB ka publikuar prej ditësh se biletat janë shitur.

Inva Mula erdhi kësaj here në rolin e regjisores së kësaj vepre, si një homazh për krijuesit kompozitorin Avni Mula dhe Luigj Gurakuqin dy figura shumë të rëndësishme në historinë e TKOB.

Opera “Karnavalet e Korçës” u vu në skenë nga dy kaste të mrekullueshme artistësh, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOB-së. Ndërsa u dirigjua nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi.

Artdashësit shqiptarë e të huaj përjetuan gjallërinë e Karnavaleve, linjën e bukur të dashurisë, “pazaret e krushqisë” si dhe shëmbëllimin e familjeve borgjeze korçare.

Këto u bënë të mundura falë edhe një skenografie mahnitëse me kalldrëmet e qytetit dhe kostumografi që të kthen pas në vitet ’30.

Puna për të arritur këtë sukses zgjati më shumë se 1 muaj për të përcjellë te publiku një perlë vizuale dhe lojë interesante, që shkriu në një, humorin e hollë dhe linjën e dashurisë./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

NISIN PËRGATITJET PËR KARNAVALET E KORÇËS, FESTA SIMBOL E QYTETIT VJEN ME RISI

Korça është një ndër qytetet e para që ka rizgjuar traditën e Karnavaleve. Edhe këtë vit kanë nisur përgatitjet për festën simbol të qytetit.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore Blerta Belliu foli për përgatitjet dhe aktivitet që do të festohen nesër me çeljen e sezonit turistik në sheshin e Pazarit të  Vjetër.

Ndryshe nga viti i kaluar ku për shkak të pandemisë festimet ishin të pakta, këtë vit pritet që të jetë tepër ndryshe.

“Vitin e shkuar ne nuk e humbëm Karnavalin por bëmë diçka më minimaliste. Ndërkohë që këtë vit i rikthehemi sërish karnvaleve të mëdha, ku vetëm në Korçë do të kemi 26 grupe me fabulat e tyre, kostumet, maskat”. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult