“Kukësi i vjetër”, ekspozita me foto të rralla të qytetit që u përmbyt gjatë regjimit komunist

Përmbytja e Kukësit të Vjetër nga regjimi komunist, risillet 6 dekada më pas në një ekspozitë me fotografi të rralla

Me nostalgjinë për Kukësin e Vjetër, arkitekti dhe resaturatori i monumenteve Andrit Shehu ka hapur një ekspozitë me 70 fotografi të qytetit që e përmbyti liqeni i Fierzës 6 dekada më parë.

“Unë kam krijuar në ambientet e Urbanistikës një mini ekspozitë për të gjithë ata që nuk u njohin historinë, traditat dhe vlerat që ka patur qyteti i vjetër i Kukësit. Fillon që nga maketi i qytetit të vjetër të Kukësit. Maketi tregon që ka patur një plan rregullues që në kohën e Italisë e që tregon që ka qenë një qytet i mirëfilltë urban. Në Kukësin e Vjetër ka patur banesa të arkitekturës italiane krahas banesave tradicionale të banorëve vendas”.- thotë Shehu.

Më 31 mars 1962 shteti komunist vendosi përmbytjen e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri.

“Pas vendimit të shtetit të atëhershëm për ndërtimin e HECI-it të Fierzës i gjithë ky qytet u sakrifikua për ndërtimin e këtij Hidrocentrali dhe filloi planifikimi i qytetit të ri”.- vijoi ai.

Ekspozita synon të tregojë jetën social –kulturore, jo vetëm arkitekturën e godinave të vjetra por edhe mirë organizimin e Kukësit të Vjetër ose “Stambolli i Vogël” siç e cilësonin studiuesit./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

THE GUARDIAN: QYTETI NËNTOKËSOR I KUKËSIT, FLET NJERIU QË E NDËRTOI

Media prestigjioze The Guardian i ka kushtuar kohë më parë një artikull Shqipërisë duke veçuar pikërisht ndërtimin e qytetit të Kukësit dhe bunkerëve të shumtë. Pra, bunkerë që u ndërtuan në epokën e diktatorit Enver Hoxha.

Kjo medie pati intervistuar konkretisht planifikuesin kryesor të qytetit të Kukësit, i cili ka ndjekur punimet gjatë viteve të regjimit komunist të vendit.

“Udhëheqësi paranojak dhe izoluesist u tmerruan nga lufta e afërt dhe ndërtoi qindra mijëra bunkerë betoni për të mbrojtur popullsinë e tij kundër kërcënimit të pushtimit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult