Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
I ndjeri ishte në vite shefi i Departamentit të Informacionit në RTSH.
Ai ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar dhe atë radiotelevizive.
Bashkë me emra të tjerë të shquar si Alfons Gurashi, Shyqyri Skënderi, Tefta Radi, Amalia Dhamo e shumë të tjerë, Milto Baka ishte ndër gazetarët e parë që themeluan gazetarinë televizive shqiptare.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA GAZETARI DHE REGJISORI I NJOHUR, MAURIZIO COSTANZO