Aktori i famshëm amerikan, Tom Sizemore, është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ai ishte në gjendje kome që prej 18 shkurtit kur pësoi aneurizëm të trurit.
Lajmi u konfirmua nga Charles Lago, menaxheri i aktorit, i cili tha se ai vdiq në një spital në Burbank, Kaliforni.
Sizemore u bë i famshëm në vitet ’90-ta dhe ishte në krah të Tom Hanks si rreshteri Horvath në filmin fitues të Oscar-it ”Saving Private Ryan” në 1998. Filmat e tij të tjerë përfshinin ”Pearl Harbor”, ”Heat” dhe ”True Romance”.
Ai u nominua për Golden Globe për rolin e një mafiozi në filmin televiziv të vitit 1999 “Mbrojtja e dëshmitarëve”.
Në vitin 1997, ai u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten Maeve Quinlan.
Ata u divorcuan dy vjet më vonë. Në vitin 2003, ai u dënua me gjashtë muaj burg për rrahjen e së dashurës së tij, Heidi Fleiss./a2news
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.
Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult