Nga sëmunda e rëndë e vajzës, tek humbja e vëllait: Rrëfimi mes lotësh i Zamira Kitës…

Në një rrëfim emocional, Zamira Kita kujtoi momentin e vështirë të humbjes së vëllai, dhimbje që aktorja thotë se “nuk shuhet kurrë”.

“Vëllai pati një problem me mëlçinë. Vuajti 10 vite. Kur sëmundja i agravoi shumë, ai donte shumë të jetonte, bëmë të pamundurën, nuk e shpëtuam dot.

E humba vëllanë.

Është një nga dhimbjet më të mëdha të jetës sime që nuk shuhet. Është një dhimbje që nuk tretet kurrë. Ne kemi dhe mamin, që është 82 vjeçe.

Unë dhe motra përpiqemi ta gëzojmë shumë, duam që të mos i mungojë asgjë sa kohë që të jetë në jetë, por vëllanë nuk ia zëvendësojmë dot”, tregoi, kohë më parë, aktorja në studion e “S’e Luan Topi”.

Me lotësh, ajo flet për nipin dhe mbesën, fëmijët që vëllai la pas e që ajo thotë se i do shumë.

“Kam dhimbje për ata. Përpiqem që të mos u mungojë asgjë. Dua t’u them që i dua shumë”, tha Zamira.

Aktorja e dashur u surprizua nga një mesazh zanor i vajzës, që nuk del kurrë në ekran për shkak të problemit shëndetësor.

Kërkim falja dhe shprehja e dashurisë bëri të qajë aktoren:

“Mami të falenderoj që më solle në jetë dhe më rrite me kaq shumë dashuri dhe përkushtim. Të falenderoj që je gjithmonë e kuptueshme dhe pranë meje sa herë që unë kam nevojë.

Të kërkoj falje për të gjitha ato herë që mund të të kem mërzitur dhe lënduar padashur. Ti e di që unë të dua pafund, edhe pse jo shpesh e shpreh”, tha e bija./ Vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ZAMIRA KITA TREGON VUAJTJEN NGA VIRUSI: NUK ÇOHESHA DOT TË PIJA UJË, BURRIN E KISHA NË SPITAL, VAJZËN S’DOJA TA AFROJA…

Ata që e njohin, e dinë se Zamira Kitës nuk i ndahet shpirti kur bëhet fjala për aktivitete të ndryshme artistike, por këtë herë për shkak të shëndetit i është dashur të izolohet dhe e ka ndjekur “Koko Fest 2020” në distancë, pasi disa ditë më parë rezultoi e prekur nga Covid-19.

Në një bisedë me emisionin “Wake Up”, Zamira u shpreh se ajo dhe bashkëshorti janë mirë, vështirësitë shëndetësore kanë kaluar dhe bëri thirrje që njerëzit të mos neglizhojnë simptomat e para sikurse edhe të mos dekurajohen nëse preken nga Covid-19.

“Tani jam shumë mirë, kështu që e kalova. Nuk kam qenë larg Kokofestit, kam takuar artistë poshtë dritares. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult