Kush ishte Shadije Bogdo, gruaja që hapi shkollën e parë në Libohovë, mbesa e saj tregon fakte nga jeta e gjyshes

Foto ilustrim

Shadije Bogdo, ishte e para grua që propozoi hapjen e shkollës së parë në Libohovë në 1920 dhe institutin e parë femëror “Nëna Mbretëreshë”.

Për të folur për këtë por dhe për detaje të tjera nga jeta e saj e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte e ftuar mbesa e saj Brikena Bogdo.

“Pati një tis harrese gjatë regjimit komunist sepse një djalë e kishte në emigrim, vëllain e kishte në burgjet e regjimit komunist.

Ajo dinte tre gjuhë të huaja: anglisht, frengjisht dhe turqisht, me kulturë të jashtëzakonshme. Ka luftuar për emancimin e gruas shqiptare.

Ka luftuar për edukimin e vajzave që në vogëli. Kërkoi që të bëhej arsim i detyruar  për të dyja gjinitë. Pati indicie për themelimin e një instituti femëror, ku dhe më pas u ngrit instituti “Nëna Mbretëreshë”,” tha ajo./oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KORÇË: HIQEN SHKRONJAT, ‘SHKATËRROHEN’ BANKAT ORIGJINALE

Korçë: Pamjet tregojnë shkatërrimin e historisë, të së kaluarës sonë, të kulturës dhe trashëgiminë kulturore.

Prej disa kohës shkolla e parë shqipe “Mësonjtorja” po i nënshtrohet restaurimit.

Për ta bërë më qartë atë që ka ndodhur me “Mësonjëtoren” në Korçë: kemi sjellë këto fotot krahasuese.

Shkronjat kanë qenë të vendosura mbi fletë dhe janë hedhur pas derës si grumbull inertesh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult