Sergej Esenin: Sa e bukur ish Tanjusha

sergej esenin tanjusha...

Bukurinë që kish Tanjusha nuk e kish tjetër në fshat,
jeleku ngjyrë all qëndisur ç’i këndonte n’atë shtat.
Mbrëmanet mbërriti Tania buzë përroit mbi një gardh,
ndërsa hëna lodërzonte përmbi mjegullën e bardhë.

Vjen djaloshi me kokë ulur, i rri pranë edhe i flet:
-Shpirt, me tjetër do martohem, lamtumirë, mbeç me shëndet!
U zbardh vajza porsi vesa, iu zbeh çehrja si qefin
dhe gërsheti si nepërka u përdrodh, i helmoi gjinë.

-Oh, ti mik, me sytë e shkruar, fat të mbarë po të uroj
dhe unë, erdha të të thoshja se një tjetër dashuroj!
Në mëngjes gjëmojnë kambanat shkon karvani me dasmorë,
dhe një çift, fytyrë – mbuluar mbrrin në kishë të verë kurorë.

Nuk janë gjelat kobëndjellës – fisi i Tanjes po vajton,
shkëlqen tehu i një sëpate dhe kthen gjëmën në jehonë –
Kish kurorë të kuqe gjaku, përmbi vetullën e trishtë.
-Sa e bukur ish Tanjusha, sa e ëmbël dhe e brishtë!

Shqipëroi: Arqile Garo

ObserverKult


Lexo edhe:

“DO TË DËRGOJ NJË PUTHJE ME ERËN” LEKA SEFLA LEXON NERUDËN

Kliko edhe:

PIANISTJA E NJOHUR TREGON SI PRINDËRIT KUPTUAN TALENTIN E SAJ: ISHIM 7-VJEÇE ME MOTRËN BINJAKE DHE NISËM TË KËRCENIM TANGO

Pianistja e njohur shqiptare, Anita Tartari ka bërë një rrëfim për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate”.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për momentin e parë kur prindërit e saj kuptuan se së bashku me motrën binjake, duhet të merreshin me art.

Anita tregoi se që nga mosha 7-vjeçare, ato nuk u larguan kurrë nga skena deri në ditët e sotme.

“Natyrisht që një fëmijë 7 vjeç është zor të dijë se çfarë do të bëj në jetë. Kështu që janë prindërit ata që përkujdesen dhe ne kemi një çast shumë të bukur në atë moshë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU