”Duje” është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2023”. Mëngjesin e sotëm është publikuar dhe versioni zyrtar i këngës, shoqëruar edhe me videoklip.
Është hera e parë që një familje përfaqëson Shqipërinë në këtë festival, dhe hera e tretë që është një artist nga Kosova. Ndërkohë kënga ”Duje” është riokestruar në Stamboll.
Kënga ka pësuar disa ndryshe në orkestrim, por është mbajtur në gjuhën shqipe. Kjo këngë trajton familjen, dhe përçon thirrjen për ta mbrojtur, ta duam dhe të mos e shkatërrojmë për një fjalë.
ObserverKult
Lexo edhe:
BËHET E DITUR, JA KUR DO TË KËNDOJË ALBINA KELMENDI NË EUROVISION
Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit. Festivali evropian publikoi tashmë listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.
Shqipëria, e cila sivjet përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.
Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia. Në këtë natë do të prezantohen po ashtu Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ALBINA KELMENDI DUHEJ TA KISHTE FALËNDERUAR EDHE ELSA LILËN, POR NUK NDODHI…
Nga Anta Muçaku
Jam një nga ndjekëset më fanatike të Festivalit të Këngës.
Është një farë identiteti kulturor e muzikor, që dhe atëherë kur duket sikur u largohet vlerave, sërish vazhdojmë ta shohim, ndoshta për inerci a ndoshta nga nevoja e madhe për të mos u shkëputur nga ato ndjesi që dikur na mblidhnin të gjithëve para ekranit.
Albina Kelmendi më pëlqeu që natën e parë.
Shumë Elsa Lila … Pavarësisht komenteve në rrjet për moskuptimin e tekstit a mimikave “të sforcuara”, kush e ndjen dhe shijon muzikën si përjetim, ajo këngë i shkoi si drithmë drejt e në shpirt.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult