Letër prekëse për djalin: Nëse ndahesh nga unë- derën e ke të hapur, por nëse më braktis’…

Letër djalit nga babai

Nga Lekë Imeraj


Biri i im i dashur!

Aq kohë sa ti jeton në shtëpinë e babait, zbato rregullat e shtëpisë së babait! Kur ti të shkosh në shtëpinë tënde, zbato rregullat e tua! Këtu, vërtetë ka demokraci por, kjo nuk do të thotë se unë kam vënë kandidaturën për baba dhe, ti, duhet të zgjedhësh. Jo, babai i yt jam unë. Ne jemi baba dhe bir dhe, unë e respektoj këtë produkt të natyrës, ashtu si je dhe, sido që të bëhesh.

Nuk provoj t’i shpëtoj kësaj përgjegjësie. Unë marr përsipër detyrimet dhe rolin e babait. Mosha e jonë është shumë e ndryshme. Ne ndajmë shumë gjëra bashkë por, nuk jemi shokë. Unë jam babai i yt dhe, kjo është shumë më tepër se një shok.

Unë jam edhe shoku i yt por, në rrafshe krejt të ndryshme. Në shtëpinë tonë, ti, duhet të bësh atë që të them unë dhe, të mos guxosh të më pyesesh, pasi, gjithçka që unë them dhe bëj, është e motivuar nga dashuria për ty. E di se ti do të më kuptosh shumë vështirë, derisa një ditë, të kesh fëmijët e tu.

Nëse ndahesh nga unë, derën e ke të hapur. Nëse më braktisë… nuk e di. Braktisja është e rëndë. Gjatë kësaj kohe, më beso mua! Kam dhe shumë gjëra të tjera për t’i thënë por, tani po mjaftohem me kaq.

Me shumë dashuri-babai i yt.

ObserverKult

Lekë Imeraj

Lexo edhe:


HISTORI PREKËSE: 40 VJET I VERBËR NDOQI ÇDO NDESHJE, KLUBI I NGRITI STATUJË

LETËR DASHURIE E FALLACIT PËR PANAGULIS: PRITMË… EDHE UNË TË KAM PRITUR PA FUND