Histori prekëse: 40 vjet i verbër ndoqi çdo ndeshje, klubi i ngriti statujë

Futbolli pa tifozë do të ishte absolutisht kot. Valencia e di këtë. E tregoi me vepër se si e vlerëson mbështetjen e tifozëve. Veçanërisht të një tifozi besnik, i cili vdiq disa vjet më parë.

Vicente Navarro Aparicio, ishte anëtari Nr.18 . Ndoqi çdo ndeshje të skuadrës spanjolle në shtëpi. Në ulësen 164, rreshti 15-t, në Tribunën Qendrore në Mestalla.

Përkushtimi i Vicentes për të marrë pjesë në ndeshjet e Valencias ishte ende më i madh, pasi humbi shikimin kur ishte në moshën 54 vjeçare për shkak të një retine të shkëputur.

Sidoqoftë, dashuria e Vicentes për Valencian ishte e palëkundur. Edhe pse shikimi i tij u zhduk, dashuria e tij për Valencia nuk u venit asnjëherë.

I verbuar ai vazhdoi së bashku me të birin ta ndjek klubin e zemrës nga afër për plot 40 vite në shkallët e stadiumit.

Kur vdiq, Valencia mbeti pa njërin nga tifozët besnik. Në shenjë respekti vendosi t’i ngritin një statujë pikërisht në vendin ku ai u ul për vite të tëra, transmeton ObserverKult.


Në vitin 2019, klubi i Valencias e përjetësoi tifozin me statujën prej bronzi.

“Megjithëse ai dhe shumë Valencianistas të tjerë nuk janë më me ne, historia e tij është një histori që ilustron pasionin që kanë tifozët për klubin”, shkruhet në përkushtim.

“Ai ishte tifozi special i klubit dhe do të vazhdojë të jetë aty, si në  fitore ashtu edhe në humbje”.

Një mënyrë e bukur për ta kujtuar tifozin dhe për të treguar se ai gjithmonë do të jetë me frymën dhe gëzimet e ekipit të tij. / ObserverKult

ObserverKult

Kliko edhe:

KRONIKA E NJË EKZEKUTIMI TË BUJSHËM, “JAM GATI”, THA MATA HARI…

valencia mata hari siune apo viktime

Henry Wales ishte një reporter britanik që mbuloi ekzekutimin e Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917.

Ajo kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për presidentin francez dhe mezi priste përgjigjen e tij.

“Parandjenja e parë që ajo ndjeu se kërkesa e saj ishte refuzuar, ishte kur ajo u zhvendos gjatë pushimit të ditës nga qelia e saj në burgun e Saint-Lazare me një automobil në pritje. Më pas nxitoi për në kazermë, ku skuadra e pushkatimit e priste.”

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult