Do të duhet të qahem për gjithë jetën
por ndërkaq kush më dëgjon?
Jam ngushtuar e flas veç me engjëjt
e shpesh edhe me armiqtë e mi më të këqinj,
sepse armiku, për sa është gati
të vrasë, degjon me dëshirë viktimën.
E bën për të kuptuar se nga ç’pjesë
do të mund ta zhdukë pa i dhimbur dhe aq.
Kështu është Vani, kur
përgëzohet me mua.
Kështu është Krocetti, kur më thotë:
ti je poetja më e mirë.
Përktheu: Aqif Hysa
*Titulli i origjinalit: “Do të duhet të qahem për gjithë jetën”
(Shkëputur nga libri me poezi ‘Lëkura e shpirtit’ të Alda Merinit )
ObserverKult
Lexo edhe:
ALDA MERINI, “POETJA E DASHURISË”- VJEN NË SHQIP NGA LEDIA DUSHI
Shtëpia Botuese “Dituria” sapo ka nxjerrë në librari një tufë poezish të italianes Alda Merini nën titullin “E çmendun, e çmendun, e çmendun pas teje” përkthyer në dialektin gegë nga Ledia Dushi.
Botimi vjen për Shën Valentin si një mundësi dhurate dhe si një rrugë drejt poezisë së Merinit. Dushi ka punuar me frazën për ta sjellë në aq gegnishte sa te mund te jetë megjithatë afër standardit.
Nga Roberto Vecchioni
Të “rinjtë e dashuruar” nuk kanë as moshë e as kufi, as vend të caktuar, as vetëdije aktuale për gjymtyrët, për farën, për mbështjelljen dhe çmbështjelljen e trupit:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult