Nga Ilir Çumani
Çfarë dhimbje dhe çfarë humbje e madhe….! Po shkulen edhe lisat e fundit të mbetur gjallë në kopshtin e artit shqiptar…!
Shumë prej tyre kanë ikur dhe po ikin nga kjo jetë, e tashmë ata nuk janë më fizikisht, por i përkasin nga sot qiellit dhe panteonit të artit shqiptar! Sa shumë po varfërohemi…!!!
Ndërkohë, një tjetër artist është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, një nga regjisorët e famshëm dhe mjaft domethënës i Kinematografisë Shqiptare, Kristaq Mitro nuk është më. Ai ia lëshoi trupin tokës që e lindi.
Përveç shumë filmave dokumentarë, Kristaq Mitro është regjisor dhe bashkëregjisor i disa prej filmave të njohur artistik dhe mjaft të sukseshëm si:
“Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Liri a Vdekje”, “Dimri i Fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Në prag të lirisë”, (te ky film është edhe skenarist), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Duaje emrin tënd”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Një vajzë dhe një djalë”….
Ai është laureuar me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe mban titullin “Artist i Merituar”.
Ikja e tij e shpejtë për në amshim, është një humbje e madhe për artin shqiptar në përgjithësi dhe për kinematografinë shqiptare në veçanti. Padyshim, emri dhe vepra e këtij mjeshtri të shquar i kinoregjisurës shqiptare, natyrshëm ka zënë një vend të rëndësishëm mes më të mirëve që mundën të prodhonin artin e vërtetë dhe shumë të fuqishëm me karakter autentik, thellëshisht kombëtar dhe patriotik.
Lamtumirë Mik Artist, mjeshtër i regjisurës që le pas një thesar të pasur në trashëgiminë e Artit dhe të Historisë së Filmografisë Shqiptare… U prehsh’ në paqen e merituar!/javanews
ObserverKult
*Titulli i origjinalit: “Po shkulen edhe lisat e fundit të mbetur në kopshtin e artit shqiptar”
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA, SKENARIST NË FILMIN KU RIKARD LJARJA GJETI FATIN E JETËS
Shkrimtari Zija Çela ka qenë skenarist i filmit “Në pyjet me borë ka jetë”, aty ku aktori Rikard Ljarja gjeti dhe fatin e jetës, Marjeta Ljarjen me të cilën u martua. Çela thotë se e ka quajtur fatlum atë film dhe madje edhe filmin e jetës sepse bëri krushqi dhe bashkoi një çift.
Ai thotë se ishte dëshmitar i vetëm i ceremonistë martesore mes Rikardit dhe Marjetës, diçka e pazakontë pasi po martoheshin dy aktorë të mëdhenj shqiptarë.
”Riku pati tjetër fat, unë tjetër fakultet. Pastaj u ritakuam shumë më vonë.
Ka diçka, po me gjasë ka nga ato zarfat që të vijnë por ti nuk i hap.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult