Këngëtarja Eltina Minarolli ka lënë Shqipërinë prej 7 muajsh dhe ka filluar një jetë të re në Amerikë. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë, pasi kënga më e fundit që ka publikuar është “Pikë në zemër”.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eltina tregoi se në Amerikë ndihet më e vlerësuar, pasi të gjithë e kanë mbështetur. Ajo ka theksuar se aty njerëzit janë më të hapur dhe nuk bëjnë direkt kritika.
“Është muaji i 7 që bëhet, për pak kap vitin që jam larguar nga Shqipëria. Nuk kam lëvizur fare gjatë këtyre muajve. Kam filluar të zbulojë Amerikën dhe është shumë e bukur. Po ndihem si një shqiptare në Amerikë, si një evropiane në Amerikë.
Këtu ka shumë evropianë të them të drejtën dhe kulturat janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Edhe më vjen mirë që jemi më shumë se një kulturë dhe kur bashkohemi bashkë krijojmë një gjë shumë të bukur.
Më vjen mirë të jap atë shembullin tim si evropiane, aq më tepër muzikën time amerikanët e kanë pritur shumë mirë, ndihem shumë e vlerësuar.
Të them të drejtën jam ndjerë shumë më e vlerësuar këtu, njerëzit janë shumë më të hapur, e thonë mendimin që kanë, e mirëpresin.
Nuk janë direkt te kritika, se sa më shumë te suporti dhe mënyra se si të suportojnë në karrierën tënde. Jam ndjerë si në shtëpi”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
PUBLIKOHET LISTA E PLOTË, JA ARTISTËT QË DO TË MARRIN PJESË NË “KËNGËN MAGJIKE”
Kënga Magjike” po afron dhe tashmë u zbuluan emrat e atyre që do të marrin pjesë.
Festivali i njohur i këngës, “Kënga Magjike” do të mbahet këtë vit. Ndonëse nuk ka ndonjë datë të saktë ende.
Emrat e artistëve që do të marrin pjesë u zbuluan në profilin e Instagramit të “Këngës Magjike” përmes një postimi.
“Kënga Magjike” publikoi një fotografi në profilin zyrtar ku ishin 31 pjesëmarrës. Disa me duete e të tjerët projekte solo.
Këngëtarët që do të marrin pjesë:
Alban Ramosaj
Ardit Stafa dhe Salije Bajrami
Aurel Thellimi
Eltina Minarolli dhe Dea Strica
Eneda Tarifa
Enxhi Kumria
Era Rusi
Erik Lloshi
Eva Alikaj dhe Çlirim Denaj
Fifi dhe Bruno
Fitnete Tuda dhe Don Duli
Gerta Mahmutaj
Julian Lekocaj
Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult