U përurua Antologjia e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi

antologji

Sot, në Biblioteken e Universitetit te Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi (Podgoricë) organizuan përurimin e antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët” në Shkodër.

Kjo antologji dygjuhëshe (shqipe dhe malazeze) është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi dhe në të janë përfshirë njëmbëdhjetë autorë: Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Zuvdija Hoxhiqi – Berisha, Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Mehmet Kraja, Muzafer Çaushi, Jaho Kollari, Anton Gojçaj dhe Mark Pashku Lucgjonaj.

Përzgjedhja e shkrimtarëve të përfaqësuar në antologji si dhe e tregimeve – fragmenteve nga romanet është bërë nga redaktorët Zuvdija Hoxhiqi – Berisha (akademik) dhe Ismet Kallaba (pedagog pranë Departamentit të Letërsisë).

Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi vlerëson me rëndësi bashkëpunimin me institucionet e ndryshme kulturore që promovojnë vlerat letrare, përfshirë ato që krijohen nga shqiptarët në Malin e Zi.

Këtij qëllimi i kontribuon edhe përurimi i kësaj antologjie.

Ky aktivitet i kurua nga pedagogu i Departamentit të Letersisë, Ismet Kallaba dhe permes kumtesave të pedagogëve Prof. Asoc. Dr. Arben Prendi dhe Dr.Gezim Puka dolen në pah vlerat letrare dhe artistike të kesaj vepre.

ObserverKult