Pse gjyqtarët dhe avokatët mbanin paruke në kohët “e lashta”?

Nëse keni parë ndonjëherë një film me ngjarje të shekullit të 17-të, me siguri keni vënë re avokatë dhe gjyqtarë të veshur me paruke të gjata.

Në fakt, kjo shenjë e dukshme është mjaft e qartë për të njohur avokatët dhe gjyqtarët në shumë piktura të vjetra.

Por, cili është shkaku i mbajtjes së parukeve të tilla?

Kjo modë është zhvilluar më së shumti në mesin e shekullit të 17-të dhe nisi të zbatohen nga Mbreti Louis në Francë.

Sifilizi, një sëmundje epidemike e kohës, shkaktonte rënie flokësh, gjë që e bëri parukën një modë dhe një mbulesë të nevojshme.

Gjithashtu, Mbreti i Anglisë Charles II dhe shoqëria e tij e lartë filluan të mbanin paruke. Në atë kohë, rrobat e gjyqtarëve dhe avokatëve u përcaktuan të ishin të ngjashme me rrobat e pallatit.

Kur kombinoheshin këto dy arsye, veshja e një paruke u bë e pashmangshme.

Përveç kësaj, avokatët dhe gjyqtarët e përdorën atë për t’u ndarë nga publiku në sallën e gjyqit dhe për të vendosur epërsinë e tyre.

Moda e parukeve vazhdoi në shekullin e 18-të. Paruka më e shkurtër dhe më kaçurrela u bë pjesë e jetës së përditshme.

Ndërsa paruka me flokë të gjatë u bë një pjesë ceremoniale e historisë që përfaqësonte gjyqtarët dhe avokatët. /gazetatema.net

ObserverKult


piramidat
Foto ilustrim

Lexo edhe:

PIRAMIDAT E EGJIPTIT, OSE PORTAT E LASHTA DREJT YJEVE

Nga: Huan Antonio Beviles

Egjiptianët ishin vëzhgues të mëdhenj të qiejve. Sistemi i tyre i matjes së kohës, ka shërbyer si origjinë për kalendarin diellor. Kjo është në themel të kalendarit tonë. Duke qenë se kupa qiellore ishte ngushtësisht e lidhur me fenë, ata skicuan një hartë të tërë qiellore.

Tempujt i rreshtonin në kërkim të Maat, hyjnia që përfaqëson rendin kozmik. Në funksion të këtij qëllimi, përsosën skemat e tyre të orientimit.

Marrëdhënia e ngushtë mes qiellit dhe tokës manifestohet edhe në orientimin e piramidave.

Në fakt, tashmë dihet se këto ndërtime, sidomos ato të ngritura në Giza rreth viteve 2550 para Krishtit, janë të orientuara në bazë të katër pikave kryesore. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult