Nga Cecilia Resio
Mendoj se të qenit në botë në një mënyrë të bukur përfshin tri mungesa: mungesën e zilisë, mungesën e inatit dhe mungesën në përgjithësi.
Unë, për shembull, kam hapësirë midis miqsh shumë të pasur që kanë shije të diskutueshme për të cilat nuk diskutoj dhe miq shumë të varfër me të cilët diskutoj gjithçka, veçanërisht për poezinë dhe çmimet e para.
Kuptova se nuk mund të isha e përsosur në një moshë të vonë, kështu që e nxorra si peshkun në breg Shqetësimin dhe braktisa Mashtrimin. Tani të dy janë buzë detit, mes dunave dhe pemëve të mangrove. Joshja e Vajtimit është gjithherë në pusi, por unë nuk i lë hapësirë të kotës, duhet të jetoj, mësoj dhe di, ekzistenca është kaq e shkurtër për ta shpërdorur me keqardhje, inat, zili.
Jam e dehur nga mungesa, por kam aq shumë nga ky qiell në sytë e mi, sa do mundesha edhe ta dhuroja. Sot dielli hodhi hije si krahu rreth qafës dhe Sena rrodhi misterioze duke marrë zvarrë mbeturina të vogla, të mrekullueshme.
Dhe pastaj luleshtrydhet. Sa të mira janë luleshtrydhet!
Gjuha bëhet e kuqe dhe unë sapo bëra të lumtur një pullë poste.
Ujdisi shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
DIKUR DY SHOKË QEMË, TË DASHURONIM TY…POEZI E HERSHME E DRITËRO AGOLLIT