Rovena Lule flet hapur: Aktorët janë të detyruar të bëjnë kompromise për hir të të ardhurave

Aktorja e njohur, Rovena Lule ka deklaruar se aktorët janë të detyruar të bëjnë kompromise për hir të të ardhurave.

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo u shpreh se cilësia nuk duhet të humbi, pavarësisht se publiku ka nevojë të argëtohet.

Sipas Lules, aktorët duhet ta edukojnë publikun të shohë të shfaqje cilësore si drama, ashtu dhe komedi.

“Të gjithë kanë nevojë të punojnë dhe jetojnë. Ne kemi zgjedhur të jemi në këtë profesion, pavarësisht se është shumë i vështirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër përveç këtij, asnjë punë tjetër.

Jemi të detyruar ndonjëherë të bëjmë dhe ato kompromiset e vogla, nuk do të thosha shfaqje mediokre, por shfaqje komerciale për hir të disa të ardhurave. Kjo është e vërtetë, por nuk e di pse shfaqja funksionon.

Ne duhet ta edukojmë publikun vetë dhe ajo nuk diskutohet. Cilësia nuk duhet të humbi, unë nuk jam kundër komedisë, edhe pse zakonisht vetë jam e tërhequr pas dramës. Por patjetër që po, njerëzit kanë nevojë për teatër, të harrojnë të gjitha problemet, hallet e tyre, por pa humbur cilësia.

Jam absolutisht dakord, nuk duhet të humbi cilësia, duhet të bëjmë të pamundurën për ta ruajtur atë standard.

Duhet ta edukojmë publikun që të vijë dhe shohi shfaqje cilësore, shfaqje të mira, qofshi këto komedi, dramë apo tragjedi. Në qoftë se shfaqja është cilësore është mirë, publik do të ketë dhe në dramë”, tha ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMET E PANJOHURA TË TINKA KURTIT: JA ÇKA THA MEHMET SHEHU KUR MË PA NË NJË SHFAQJE

Është promovuar, kohë më parë, në Tiranë, libri “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” i autores Anila Mema.

Janë fletët e ditarit të bashkëshortit të Tinka Kurtit, që botohen për herë të parë, për të hedhur dritë mbi jetën artistike të aktores.

Ditari i Palokë Kurtit, është mbajtur ditë pas dite, që nga shfaqja e parë e Tinka Kurtit dhe deri në vitet 1990, kur ai u nda nga jeta.

“E pyeta Tinkën se si u mbajt ky ditar. Më tha kështu. Çdo natë kur shkoja në shtëpi pas shfaqjes, bashkëshorti im, më thoshte, “ulu aty e fol”.

Më pyeste për shfaqjet, për rolin, më bënte kritika e vërejtje”. Kështu tha Anila Mema. Ajo ka punuar një vit për botimin e librit me ditarin e bashkëshortit të Tinka Kurtit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult