E. E. Cummings: “Më pëlqen trupi im kur është me trupin tënd”

Poezi nga E. E. Cummings

mё pёlqen trupi im kur ёshtё me trupin
tёnd. Ёshtё krejt gjё e re.
Muskuj mё tё mirё dhe mё shumё nerva.
mё pёlqen trupi yt. mё pёlqen atё qё e bёnё,
mё pёlqejnё vakitё e tij. Mё pёlqen tё ndiej kurrizin
e trupit tёnd dhe eshtrat e tij, dhe qёndrueshmёrinё
e dridhjes sё butё dhe tё cilёn
vazhdimisht orё e çast do ta
puth, mё pёlqen tё ta puth kёtё dhe atё tёnden,
mё pёlqen, pёrkёdhelja avash-avash, qimet ngjethёse
tё lёkurёs sё elektrizuar, dhe ajo qё pason pas
ndarjes sё trupave….Dhe sytё trosha tё mёdha dashurie,

dhe ndoshta mё pёlqen ngazёllimi

pёrfundi meje ti krejt e re.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

E. E. CUMMINGS: DASHURIA IME…

dashuria ime
flokёt tu janё njё mbretёri
nё tё cilёn mbret ёshtё errёsira
balli yt ёshtё tufё lulesh

koka jote ёshtё pyll i gjallё
mbushur me zogj tё fjetur
gjinjtё tu janё mizёri bletash tё bardha
mbi degёn e trupit tёnd
trupi yt pёr mua ёshtё Prill
nё sqetullat e tё cilit ёshtё ardhja e pranverёs
kofshёt tua janё kuaj tё bardhё tё lidhur pёr koçi
mbretёrish
ato janё goditje e njё menestreli tё mirё
midis tyre gjithmonё ёshtё njё kёngё e kёndshme

dashuria ime
koka jote ёshtё kuti
e xhevahirit tё hijshёm tё mendjes sate
floku i kokёs tёnde ёshtё luftёtar
i pafajshёm nё disfatё
floku yt mbi supet tua ёshtё ushtri
fitoresh e borish…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU