Inaugurimi i Mozaikut të restauruar të Muzeut Historik, në praninë e ambasadores së BE-së Christiane Hohmann shënoi fillimin e Javës së Evropës që do të mbahet në 10 ditë në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë aktivitetit ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti iu përgjigj edhe ideve për heqjen e mozaikut, derisa tha se polemikat nuk mund ta fshijnë historinë.
Me kërcim e këngë, traditën e modernen të kapur dorazi, Java Evropiane nisi rrugëtimin në zemër të Tiranës. 42 vite pasi u vendos aty, Mozaiku “Shqipëria” u shpalos i restauruar në Muzeun Kombëtar, nën ‘yjet’ e flamurit të Bashkimit Evropian…
Restaurimi kërkoi dy vjet kohë, thuajse sa u desh për realizimin e tij fillestar nga 5 autorët Josif Droboniku, Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Agim Nebiu dhe Aleksandër Filipi.
Tre të fundit ishin të pranishëm në inaugurim. Punimet u financuan me një fond prej 1 milionë euro nga Bashkimi Evropian, me 123 tone ngjyrash. Në këtë punim u përdorën gurët e gjetur në po të njëjtën fabrikë në Venecia ku u prodhuan origjinalët.
Ripunimi i Mozaikut i hap rrugën restaurimit të plotë të Muzeut Historik.
Nën moton “Aftësitë tuaja, e ardhmja juaj” Java Evropiane bëri bashkë disa nga zërat më të dashur për publikun…
Përgjatë këtyre dhjetë diteve që pasurohen me një sërë aktivitetesh e panairesh, do të prek 7 qytete të Shqipërisë, ndërsa do të evidentohen edhe të rinj të talentuar./ReportTv
Në videon më poshtë mund ta shihni si duket tani mozaiku pas restaurimit.
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA: MOZAIKU I TIRANËS I BASHKOHET ARKIVËS DIGJITALE
Mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale nëpërmjet teknologjisë më të fundit.
Kjo për t’u bërë më pas pjesë e qendrës së informimit mbi mozaikët e gjithë Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto të Mozaikut të Tiranës. Fotografitë ishin të teknologjisë së fundit “gigapiksel”.
Ky është një proces dokumentimi dhe digjitalizimi. Ndërkohë ky proces i shërben ruajtjes së trashëgimisë dhe qendrës së informimit mbi mozaikët.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult