Edi Rama: Mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale

Mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale nëpërmjet teknologjisë më të fundit, për t’u bërë më pas pjesë e qendrës së informimit mbi mozaikët e gjithë Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të Mozaikut të Tiranës me teknologjinë e fundit “gigapiksel”.

Ky është një proces dokumentimi dhe digjitalizimi, që i shërben ruajtjes së trashëgimisë dhe qendrës së informimit mbi mozaikët.

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.

Mendohet se kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

MOZAIKU I TIRANËS PREMTON TURIZËM TË VËRTETË

Mozaiku i Tiranës, projekti i rijetësimit është i rëndësishëm

Ministrja e Kulturës, Margariti, shprehet për rëndësinë e mozaikut, si një nga pikat turistike.

“Mozaiku i Tiranës do të kthehet në një nga pikat më tërheqëse kulturore e turistike në kryeqytet”, – shkruan Margariti në një status.

Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult