Mesazhi i fundit që la Tina Turner dy muaj para vdekjes!

Ylli i muzikës, Tina Turner, ndau një postim të zymtë në Instagram për përkeqësim të veshkave të saj dy muaj para vdekjes.

Turner, 83-vjeçe, foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 mars. Ajo zbuloi se e vuri veten në ‘rrezik të madh’ duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.

“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar me mjekësi konvencionale.

E kam vënë veten në rrezik të madh duke refuzuar të përballem me realitetin që kam nevojë për terapi të përditshme, të përjetshme me medikamente”, shkroi Turner.

Kjo ishte dhe deklarata e fundit publike që la diva e madhe e Rock ‘n’ Roll. Kjo vlen të shërbejë si mesazh për të gjithë ata që neglizhojnë shëndetin e tyre.

Këngëtarja e “What’s Love Got to Do With It” vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të paspecifikuar. Mbetet e paqartë nëse veshkat e saj kontribuan drejtpërdrejtë në vdekjen e saj./ gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

10 KËNGËT QË E BËNË “TË PAVDEKSHME” TINA TURNERIN, JU FTOJMË T’I DËGJONI (VIDEO)

Tina Turner u nda nga jeta dje në moshën 83-vjeçare. Ajo la pas shumë këngë që kanë mbetur në histori.

Kjo për mesazhin dhe interpretimin me fuqinë e saj të veçantë vokale. E kjo e ka bërë atë një divë të muzikës ndërkombëtare.

Derisa sot ajo nuk jeton më, ju sjellim 10 këngët e saj më të mira. Ose e thënë ndryshe “10 këngët the best” të Tina Turner.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult