Rrëfehet artistja që realizon tablo ‘të pikturuara’ me gjilpërë: Jam rritur pas vajzave që bënin pajën

Egla Memaj është artistja fierake që realizon tablo ‘të pikturuara’ jo me penel, por me gjilpërë. Ajo shpalos një tjetër dimension të qëndisjes si metodë e lashtë pikture.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, 32-vjeçarja ka bërë një rrëfim për të karrierën dhe jetën e saj. Egla ka treguar si nisi ky pasion dhe hapat e parë në të.

“Me qendisjen jam rritur që fëmijë, që pas gjysheve, pas mamit, pas grave, pas gocave, të cilat bënin pajën. Bëhet fjalë për moshën 6-7-vjeçare kur kam qenë.

Është një punë që më ka shoqëruar gjatë gjithë kohës. Në atë periudhë nuk dija çfarë do të thoshte qendistaria për mua ose arti i qëndisjes, sepse ka qendistari që e përdorin për biznes, ka qendistari për art”, tha ajo.

Më tej, Egla zbuloi dhe tre ekspozitat e krijuara dhe elementët e përzgjedhur nga bibla.

“Kam krijuar tre ekspozita ‘Psalmin’, e cila ishte ekpozita ime e parë, e kuruar nga profesoresha ime Najada Hamza, ishte ajo që më dha një dorë që unë të ekspozoja ato që bëja.

E dyta ishte ekspozita ‘Epitaf’ dhe ‘Eden’ e treta, që e kam bërë në qytetin e lindjes, në Fier. Ishin element që janë marrë nga natyra, të qëllimshme, pemët më simbolike të biblës”, u shpreh artistja./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DISENJATORI SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE: GJITHMONË MË KA PËRCJELLË ORIGJINA. NË ÇDO KOLEKSION QË KAM PUNUAR KA PASUR QËNDISJE…

Disenjatori dhe stilisti shqiptar me famë botërore, Izet Curi, flet për rrugëtimin e tij të gjatë në këtë profesion, sukseset dhe bashkëpunimet.

Në cilën moshë është vërejtur se keni prirje për qepje, prerje…pra kur dolën në pah fillet e para të punës së një disenjatori shqiptar që pastaj arriti famë botërore?

Izet Curi: Profesionin e kam filluar në moshën 14-vjeçare ,pas vdekjes së babait tim. Unë vij nga një familje e madhe, e në atë kohë nëna na pati këshilluar që bashkë

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult