Aktori i njohur flet për vdekjen: Do iki pa asnjë peng, duke thënë lamtumirë, ishte e mrekullueshme

Ai është një nga aktorët më të famshëm në botë, dhe ka folur për një nga temat që na frikëson më shumë: vdekjen.

Aktori i njohur, Anthony Hopkins thotë se askush nuk mund ta shmangë atë dhe kur jeton 80 apo 90 vjeç, vështirë të kesh pengje.

“Mbërritur në këtë moshë provoj një qetësi hyjnore kur mendoj vdekjen e cila thjesht është e paevitueshme.

Jeta është një akt me date skadence ku e sigurtë është që askush ne këtë planet nuk e ka shmangur.

Kur e di këtë, ke një liri të pakrahasueshme dhe ndjehesh mrekullisht i qetë.

Jemi mjaftueshëm jetëgjatë: 80 apo 90 vite mbi Tokë janë të bollshëm. Unë do jetoj edhe disa vite.

Dhe pastaj do ju them pa pasur asnjë peng: Lamtumirë, ishte e mrekullueshme”, ka thënë aktori i njohur.

ObserverKult


Lexo edhe:

HOPKINS: LËRINI TË IKIN ATA QË S’JU DUAN, MOS U JEPNI SHANS’ ATYRE QË S’E MERITOJNË!

Nga Anthony Hopkins

Lërini të ikin njerëzit që nuk janë të gatshëm t’ju duan. Kjo është gjëja më e vështirë që do të duhet të bëni në jetën tuaj dhe gjithashtu do të jetë gjëja më e rëndësishme.

Ndaloni bisedat e vështira me njerëz që nuk duan të ndryshojnë.
Ndaloni së prezantuari veten tek njerëzit që nuk kanë interes për praninë tuaj.
E di që instinkti juaj është të bëni më të mirën tuaj për t’u vlerësuar nga ata që ju rrethojnë, por është një impuls që ju vjedh kohën, energjinë, shëndetin mendor dhe fizik.

Kur të filloni të përpiqeni për një jetë me gëzim, interes dhe përkushtim, jo ​​të gjithë do të jenë të gatshëm t’ju ndjekin në atë vend.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndryshoni kush jeni, do të thotë që ju duhet të lini të lirë njerëzit që nuk janë të gatshëm t’ju shoqërojnë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU