Pyetësori i Prustit/ Zija Vukaj: Puna pa nda, ndërton kala

zija vukaj
Zija Vukaj

Pyetësorit të Prustit në ObserverKult, i përgjigjet shkrimtari dhe studiuesi, Zija Vukaj

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

Lumturia, po qe, është gjithmonë e përkryer. Unë besoj vetëm në formën efemere të lumturisë.

Cila është frika juaj më e madhe?

Frika është një kategori ontologjike që nuk është e fiksuar njëherë e përgjithmonë. Ajo ka dinamikën e vet dhe ndërron sipas fazave dhe rrethanave të jetës. Në fëmijëri frika më e madhe që ka njeriu nuk është njësoj si në moshën e rinisë apo në fazat e mëvonshme të saj. Tani unë trembem se opinion pozitiv që më rrethon, është i gjithi një falsitet dhe hipokrizi. Një humnerë e vërtetë zhgënjimi.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?

Tepër e përgjithshme si pyetje, pasi nuk sqarohet nëse flitet për një familjar, individ të shquar të një fushe përkatëse apo personalitet. Konkretisht simpatizoj çdo nënë që lind dhe rrit fëmijën.

Cili është personaliteti historik me të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?

Nga shqiptarët Sami Frashërin. Nga bota De Golin.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?

Naiviteti dhe lehtësia për t’u ekzaltuar.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?

Prirja për të përgojuar tjetrin.

Në cilat gjëra e teproni?

Në prirjen për të shpjeguar gjatë e me detaje.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?

Për të shmangur një situatë të rrezikshme.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?

Në vendlindje.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?

“Për mendimin tim”.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?

Bindja qorrazi ndaj urdhrave absurde, edhe kur ka qenë e mundur mosbindja.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?

Familja ime me të gjithë pjesëtarët e saj.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?

Momentalisht jam në fazën e akumulimit maksimal të informacionit. Por edhe harresa është e pranishme.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?

Mosha.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?

Kontributin në punë dhe krijimtarinë intelektuale.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?

Arsimimin.

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?

Mjek.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?

Familja.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?

Injorancën.

Ku do të dëshironit të jetonit?

Në Shqipërinë time të ndërtuar.

Cila është cilësia juaj më e veçantë?

Ndjeshmëria.

Çfarë vlerësoni tek një burrë?

Guximin.

Çfarë vlerësoni tek një grua?

Delikatesën.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?

Viktor Hygo.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?

Ata që sakrifikojnë për të dobëtin.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?

Muzikën.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Në mënyrën më të shpejtë dhe normale.

Cila është motoja juaj?

Puna pa nda, ndërton kala.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZIJA VUKAJ: NË PARADHOMËN E POETIT MJEDA