Aktori i njohur amerikan, Treat Williams vdiq në një aksident automobilistik pranë shtëpisë së tij luksoze në Vermont.
Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e së hënës. Kjo ka ndodhur derisa motoçikleta në të cilën udhëtonte Williams është goditur nga një makinë e drejtuar nga një shofer 35-vjeçar.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi 35-vjeçar është kthyer majtas, pa parë aspak rrugën dhe ka marrë zvarrë aktorin.
Williams, i njohur për rolet e tij në Everwood dhe filmin Hair, vdiq në aksident afër shtëpisë së tij. Vdekja e tij ndodhi vetëm disa orë pasi postoi video dhe foto të kopshtit të tij të rregulluar.
Kush ishte Treat Williams?
Treat Williams lindi në vitin 1951 dhe filloi karrierën e tij profesionale në fushën e aktrimit rreth moshës 20-vjeçare, pasi u diplomua për herë të parë në Kolegjin Franklin dhe Marshall.
Karriera e tij mori hov pas paraqitjes së tij të parë në film në filmin thriller Deadly Hero në 1975. Një vit më vonë ai u shfaq në Ritz dhe The Eagle Has Landed.
Në vitin 1979 ai luajti George Berger në Hair, i cili u bazua në një muzikal në Broadway, për të cilin ai u nominua për një Golden Globe për herë të parë. Dy vjet më vonë nominimi i tij i dytë për Golden Globe pasoi për filmin Prince of The City.
Gjithsej në karrierën e tij Treat Williams kishte marrë pjesë në më shumë se 120 filma, shfaqje dhe prodhime televizive./gazetashqip
ObserverKult
Lexo edhe:
MESAZHI I FUNDIT QË LA TINA TURNER DY MUAJ PARA VDEKJES!
Ylli i muzikës, Tina Turner, ndau një postim të zymtë në Instagram për përkeqësim të veshkave të saj dy muaj para vdekjes.
Turner, 83-vjeçe, foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 mars.
Ajo zbuloi se e vuri veten në ‘rrezik të madh’ . Kjo duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.
“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar me mjekësi konvencionale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult