Ndahet nga jeta aktorja e njohur, fituese e dy çmimeve Oscar- Glenda Jackson

Aktorja fituese e çmimeve Oscar dhe ish-deputetja e Britanisë së Madhe, Glenda Jackson, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 87-vjeçare.

“Glenda Jackson, aktore dhe politikane, dy herë fituese e çmimit Oscar, ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Blackheath, Londër këtë mëngjes pas një sëmundjeje”, thuhet në një deklaratë.

Së fundi përfundoi xhirimet e “The Great Escaper”, në të cilin luajti bashkë me Michael Caine.

Ndërkaq u bë një yll ndërkombëtar në vitet 1970, duke fituar Oscar për filmat ‘Women in Love’ dhe ‘A Touch of Class’. Po ashtu mori edhe dy nominime të tjera.

Ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’u bashkuar me Dhomën e Komunave si deputete laburiste nga viti 1992 deri në 2015.

Dhe më vonë u kthye në ekran, duke fituar një Bafta për rolin e saj në dramën televizive Elizabeth Is Missing në 2020./tiranapost.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KISHTE PËSUAR DËMTIME TË RËNDA NË TRU NGA AKSIDENTI, NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR

Anne Heche, aktorja e cila pësoi një aksident të rëndë automobilistik javën e kalua. Ajo nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda në tru. Pas kësak ka ndërruar jetë.

Lajmin e dhanë të afërmit e 53-vjeçares, e cila kishte disa ditë që ndodhej në koma pas aksidentit.

Disa orë më parë, përfaqësuesi i saj kishte njoftuar se aktorja, Anne Heche, nuk do të mbijetonte.

“Fatkeqësisht, nga aksidenti i pësuar, Anne Heche ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru. Ajo vijon të qëndrojë në koma, në gjendje kritike.

Nuk pritet që të mbijetojë”, bëhet me dije në komunikatën e zëdhënësit të aktores.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult