Kishte pësuar dëmtime të rënda në tru nga aksidenti, ndërron jetë aktorja e njohur

Anne Heche, aktorja e cila pësoi një aksident të rëndë automobilistik javën e kaluar, nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda në tru dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e dhanë të afërmit e 53-vjeçares, e cila kishte disa ditë që ndodhej në koma pas aksidentit.

Disa orë më parë, përfaqësuesi i saj kishte njoftuar se aktorja, Anne Heche, nuk do të mbijetonte.

“Fatkeqësisht, nga aksidenti i pësuar, Anne Heche ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru dhe vijon të qëndrojë në koma, në gjendje kritike. Nuk pritet që të mbijetojë”, thuhej në komunikatën e zëdhënësit të aktores.

Anne Heche është bërë e famshme me filma si “Donnie Brasco” dhe “Cedar Rapids”./a2news.com


Lexo edhe:

AKTORJA NË GJENDJE TË RËNDË PAS AKSIDENTIT. FAMILJARËT: NUK KA SHPRESA…

Nuk ka shpresë që aktorja amerikane, Anne Heche, të mbijetojë pas aksidentit me makinë që ndodhi në fillim të kësaj jave”. Kjo është deklarata që familja e saj ka dhënë së fundmi. Aktorja është në koma dhe ka një dëmtim të rëndë të trurit, që nuk furnizohet me oksigjen.

“Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafie përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme,” shtuan ata.

Makina e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar. Policia tha se analizat paraprake të gjakut zbuluan se ajo kishte konsumuar dr ogë, por nevojiteshin testime shtesë.

53-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka luajtur shumë role në një sërë filmash. Ajo është gjithashtu ish-partnerja e moderatores së talk shou Ellen DeGeneres, me të cilën u takua në fund të viteve 1990. Heche u shfaq në një episod të sitcom-it të yllit, Ellen, në 1998.

Ajo po lufton me jetën në qendrën e djegies Grossman në spitalin West Hills.

ObserverKult