Si do të dukej Michael Jackson në moshën 80-vjeçare? E “zbulon” Inteligjenca Artificiale

Fansat e Michael Jackson që vazhdojnë të adhurojnë mbretin e popit nuk janë ndalur së menduari se si do të ishin gjërat nëse Michael Jackson do të kishte jetuar dhe do të vazhdonte të na dhuronte talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Agjencia kolumbiane e lajmeve “Pulzo” u bashkua me Robby Tecnologias SL, një kompani spanjolle e prodhimit të inteligjencës artificiale e specializuar në imazhe realiste, për t’i dhënë një përgjigje interesante pyetjes: Si do të dukej Michael Jackson në moshën 80-vjeçare?

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMI BIOGRAFIK PËR MICHAEL JACKSON SHKAKTON POLEMIKA

Vetëm pak ditë më parë dëgjuam lajmin se nipi i Michael Jackson, Jaafar do të luajë Mbretin e Popit në filmin e ardhshëm biografik për këngëtarin.

Edhe pse filmi “Michael” nuk ka ende një datë se kur do të shfaqet, ka nisur të shkaktojë polemika.

Regjisori i dokumentarit “Leaving Neverland”, Dan Reed, ka ndezur fitilin në komentet e bëra për “The Guardian”.

Ky dokumentar u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance në janar 2019, i disponueshëm falas në RTVE Play. Dokumentari tregon një nga anët e supozuara më të errëta të Michael Jackson duke folur me dy fëmijë, James Safechuck dhe Wade Robson.

Dy fëmijët dyshohet se janë abuzuar për vite me radhë nga artisti amerikan.

Versioni i paraqitur në “Leaving Neverland” është vënë në pikëpyetje në shumë raste.

Edhe dokumentarë të tjerë, si “Michael Jackson: Pursue the Truth” i Amazon Prime, i publikuar në gusht 2019, vënë në dyshim portretizimin e Mbretit të Pop-it në produksionin e Dan Reed…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

MIMOZA ÇOBO: MOS U GËZO KUR VUAJ,O ARMIKJA IME!

Mos u gëzo kur vuaj, o armikja ime!
Edhe pse u rrëzova, kam për t’u ngritur.
Ti e dije mirë, se fjala jote do më vriste,
ndaj e bëre plumb e më gjuajte papritur.

Çfarë të kam bërë, e hidhura mikja ime,
ty, që shpirtin ke mbjellë në tokë të djerrë,
ty, që zemrën tënde lë si foshnje jetime,
që mendja të gënjen, se si ty s’ka të tjerë.

Ledhi yt s’ka dritë, o zvarranike e tokës,
pluhurin po lëpin, si gjarpërinjtë e harbuar,
se kur shpirti mizorë, tërbon trurin e kokës,
farën e urrejtjes mbjell gjuha e egërsuar.

Sinqerisht, më dhimbsesh, o armikja ime!
Se buzëqeshja të ka ngrirë trishtuar në buzë,
fjalën plumb e shkriva, se jam grua trime,
gëzhojën do ta kthej, kur të piqemi në udhë.

ObserverKult