Simboli i bukurisë: “Venusi” është grua apo burrë?

Venusi” është një nga veprat më interesante që Antikiteti na ka dhënë dhe daton nga viti 130 para Krishtit. Venusi i Milos konsiderohet si një vepër pa kohë.

“Venusi” i Milos është grua apo burrë? Ka gjinjtë e kërcyer të një gruaje, por fytyra dhe barku duket se janë më të ngurta se ato të një burri. Ka qëndrimin e një femre, por, siç thoshte edhe Pier August Renuari, “duket një xhandar i përsosur”, pra gati-gati mashkull. Dihet se, botërisht përfaqëson bukurinë femërore. Nuk do të ishim edhe aq të bindur: miti u ndërtua mbi dykuptimësinë e tipareve. Është shumë mashkullore për të qenë një grua dhe është shumë gjarpërore të na bëjë të mendojmë për një burrë. Fuqia e saj magnetike është pikërisht paqartësia. Luftëtarët Riace janë të qartë, krenarisht burrërorë, ashtu si Herkuli i Farnese, Mundësi i Llixhave, Faun Barberini.

Perëndesha Afërditë u përfaqësua me motive të tjera, pështjellim dhe butësi femërore në statuja të ndryshme të klasicizmit: Afërdita e Knidos, e përsëritur në mijëra variacione, mund të ishte në kopertinën e “Playboy”, perëndesha Ebe, më pas përjetësuar nga Canova, duket Klaudia Kardinale në filmin “8 dhe ½” nga Federiko Fellini. Venus i Milos mbetet një mister sa i përket papërcaktueshmërisë dhe pathyeshmërisë të identitetit të saj seksual. Na tërheq sepse ne nuk dimë ta përcaktojmë dhe gjithçka që nuk e përcaktojmë ka qasje të drejtpërdrejtë dhe të privilegjuar në skutat më të fshehta dhe më të rafinuara të imagjinatës sonë.

“Venusi” i Milos na mëson se arti është kompleksitet dhe kompleksitet i vërtetë, sepse zotëron çelësat për të hyrë në mendjen tonë me një këmbëngulje dhe një ndikim që nuk e kanë as furça e dhëmbëve apo makina larëse. Venusi i Milos, që daton në vitet 100 para Krishtit, nuk “ekzistonte” para prillit 1820, kur u zbulua nga një fshatar i ishullit Milos, ndërsa po kultivonte fushën e tij, më pas u tregtua dhe u dërgua në muzeun e Luvrit në Paris.

Por përse u bë “zonja jonë e bukurisë” (Heinrich Heine)? Përse artistë si Man Ray, Salvador Dali, Fernandez Arman, Blu e morën atë si subjekt për interpretimet e tyre? Sepse, në fakt, “bukuria duhet të nxirret në pah” (Roger Scruton). Të nxjerrin në pah atë që spikat. Duke e theksuar veten, nxjerrim në pah vetveten, përqendrohemi tek ajo çka jemi në të vërtetë.