Loreta Zeqiri është këngëtarja e re shqiptare që i ka bërë krenarë të gjithë. Në vitin 2012, ajo ka fituar si ‘Zëri më i bukur’ në olimpiadën turke mes 135 shteteve. Loreta ka performuar në stadiumin turk përpara 70 mijë personave.
Në një me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi emocionet e atij momenti të paharrueshëm, të cilin nuk ka për ta harruar asnjëherë në jetë.
“Ajo eksperiencë ka qenë diçka e paharrueshme. Është diçka që nëse e tregoj, nuk e them komplet siç ka qenë. Nuk e kam ditur fillimisht se sa e madhe ka qenë olimpiada, se çfarë përmban. Por kur kam shkuar atje ka qenë diçka shumë e madhe. Kemi qenë 135 shtete, në mesin e tyre kam dalë e para. Ka qenë një organizim shumë i madh, le të themi në natën finale diku 70 mijë vende që kanë qenë të rezervuara dhe diku 5-6 mijë persona kanë qenë duke pritur jashtë dhe është shfaqur me ekrane jashtë stadiumit.
Jehona e zërit ka qenë shumë e madhe, unë këndoja 2 sekonda dhe 2 sekonda tërhiqesha nga duartrokitjet. Ka qenë një ndjenjë që nuk mundem ta harroj dhe kur i shoh sot koncertet e mëdhaja, për shembull, Beyonce. Më kujtohet mjaft mirë ajo ndjenjë që unë e kam pasur para disa kohësh”, u shpreh Loreta./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNGËTARJA SHQIPTARE LARGOHET PËR NË SHBA: KËTU NDIHEM MË E VLERËSUAR, NUK BËJNË MENJËHERË KRITIKA
Këngëtarja Eltina Minarolli ka lënë Shqipërinë prej 7 muajsh dhe ka filluar një jetë të re në Amerikë. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë, pasi kënga më e fundit që ka publikuar është “Pikë në zemër”.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eltina tregoi se në Amerikë ndihet më e vlerësuar, pasi të gjithë e kanë mbështetur. Ajo ka theksuar se aty njerëzit janë më të hapur dhe nuk bëjnë direkt kritika.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult