Meryl Streep, Jennifer Lawrence dhe shumë aktorë të tjerë paralajmërojnë greva në Hollywood

Hollywoodi mund të përballet me më shumë greva nëse nuk rimendon marrëveshjet për rritjen e pagave të skenaristëve, shkrimtarëve, aktorëve dhe anëtarëve të tjerë.

Sipas një raporti të ri nga ‘Rolling Stone’, më shumë se 300 anëtarë të Skuadrës së Aktorëve të Ekranit (sindikatë), duke përfshirë Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence, po paralajmërojnë greva. E kjo do të ndodhë nëse nuk arrihet një marrëveshje për një kontratë të re me studiot kryesore të Hollivudit, transmetuesit dhe kompanitë e prodhimit.

“Shpresojmë se e keni dëgjuar mesazhin nga ne: Kjo është një pikë e paprecedentë në industrinë tonë dhe ajo që mund të konsiderohet një marrëveshje e mirë në çdo vit tjetër thjesht nuk është e mjaftueshme,” thotë letra, e marrë nga ‘Rolling Stone’.

“Ne mendojmë se pagat tona, zanati ynë, liria jonë krijuese dhe fuqia e sindikatës sonë janë minuar të gjitha në dekadën e fundit. Ne duhet t’i kthejmë ato trajektore.”

Përveç Streep dhe Lawrence, të tjerë aktorë që nënshkruan letrën përfshijnë Rami Malek, Quinta Brunson, Julia Louis-Dreyfus, Ben Stiller, Neil Patrick Harris, Amy Schumer dhe Amy Poehler./tiranapost.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE SKENARISTËT E HOLLIVUDIT JANË NË GREVË DHE SI DO TË NDJEHET EFEKTI I SAJ NË EKRANET TELEVIZIVE?

Skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televizive janë në grevë. Kjo pasi Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës dhe Aleanca e Producentëve të Filmit dhe Televizionit, të cilët përfaqësojnë studiot dhe shërbimet e transmetimit, nuk arritën një marrëveshje.

Shfaqjet e orëve të vona të natës do të jenë të parat që do të ndjejnë efektet.

Çështja qendrore në negociata është pjesa e pagave të skenaristëve për shfaqjet. Ato të cilat transmetohen në Netflix dhe media të ngjashme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult