Malli i keq shifet në bojë, njeriu i keq shifet në sy/ 15 fjalë të urta shqiptare

popullore shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Ju ftojmë të lexoni disa urti popullore shqiptare:

1.Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.
2.Bëj nder e gjej qeder
3.Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.
4.Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? 
5.Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, erë qepë mban.

6.Zoti vonon, po nuk harron. 
7.Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.
8.Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. 
9.Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. 
10.E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban.

11. Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.
12. Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.
13. Hatëri të lë pa brekë.
14. Kur pi ujë, kujto burimin. 
15.Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. 

ObserverKult


Lexo edhe:

20 FJALË TË URTA SHQIPTARE PËR MIKUN: JE MIK – POR MOS U PËRZIEJ…

– Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

– Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

– Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

– Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

– Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

– Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

– Miku harrohet po të largohet. PËRMET

– Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

– Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult