20 fjalë të urta shqiptare për mikun: Je mik – por mos u përziej në hallet e shtëpisë!

mallkime fjalë të urta

ObserverKult ua sjellë disa fjalë të urta shqiptare për mikun:

– Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

– Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

– Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

– Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

– Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

– Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

– Miku harrohet po të largohet. PËRMET

– Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

– Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

– Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË

– Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

– Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

– Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

– Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

– I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

– Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN

– Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

– Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

– Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

– Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

ObserverKult

Lexo edhe:

“KUSH HA SHUMË I DEL PËR HUNDE”, 45 FJALË TË URTA SHQIPTARE

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.

Gjithë gishtat dhembin njësoj!

Budallait hapi rrugë!

Kush s’ka kokë, ka këmbë!

Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

Ujku mjergull kërkon.

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.

S’lidhet kali me pe.

Lexo me shumë KETU