Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vendosur që pushimet e saj verore, ose së paku një pjesë të tyre, t’i kalojë në Shqipëri.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes disa postimeve nëpër rrjetet sociale.
Në postimin e saj të para dy ditëve, ajo shkroi shkurt: “Në shtëpi”, bashkëngjiti flamurin Kuqezi dhe shpërndau një mori fotosh që tregonin se ajo gjendet në bregdet.
E gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, me sa duket edhe ajo është “lodhur” nga pyetja “A ma mirë ktu a atje”, pyetje e cila u bëhet kur vijnë në vendlindje.
Kjo pasi sot, Dua shpërndau disa fotografi nga pushimet e saj në Shqipëri, me mbishkrimin në gjuhën shqipe: “A ma mirë ktu a atje” të përcjellë me një emotikon me fytyrë të çoroditur.
Siç ndodh zakonisht, pothuajse çdo lëvizje e Duas është pjesë e mediave rozë nga mbarë bota. Edhe kësaj radhe, këngëtarja jonë ka rënë në syrin e tabloidit anglez “Daily Mail”.
Por ky tabloid, me sa duket ka rënë pre e ngutisë për të shkruar lajmin, duke e bërë kështu Kosovën me det.
“Dua Lipa nxjerr në pah figurën e saj të bujshme me bikini të vogla portokalli teksa shijon pushimet në plazh në Kosovë”, është titulli i këtij mediumi, i cili e bëri Kosovën tonë me dalje në det.
Si duket, ngatërresa e “Daily Mail” ka ardhur nga postimi i Duas “Në shtëpi”, dhe shkruesi i artikullit ka hamendësuar se ajo gjendet në Kosovë, pasi dihet botërisht që prejardhja e saj është nga Kosova, ndonëse është e lindur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
ObserverKult
Kliko edhe: