Ditë më parë aktori i njohur, Genci Fuga iu nënshtrua një operacioni të vështirë, pasi pësoi një goditjeje cerebrale.
Referuar miqve të aktorit gjendja e tij është e qëndrueshme, por mjekët po monitorojnë ecurinë të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme.
Pedagog në Universitetin e Arteve dhe aktor, Fuga pësoi goditje të shtunën ndërsa bashkëshortja e tij, aktorja e regjisorja Eni Jani, bëri thirrje publike në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat.
Në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit ‘gofundme’.
Rreth 1200 qytetarë kontribuuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë dhe personazhe publike në shuma të ndryshme.
Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës ndërsa falënderoi miqtë e publikun për mbështetjen dhe ndihmën monetare. Po ashtu falënderoi mjekët që kryen operacionin./ panorama.com
ObserverKult
Lexo edhe:
GENC FUGA U OPERUA PËR 19 MIJË EURO NË SPITALIN AMERIKAN, DEPUTETJA GJERGJI: MAKABËR T’I THUASH PACIENTIT VDIS NËSE NUK I KE LEKËT
Deputetja demokrate Zheni Gjergji ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga. Sipas saj Fuga duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan.
Zheni Gjergji shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit, ti do duhet të vdesësh.
Gjergji thotë se qytetarët shqiptarë e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime. Shërbime këto që nuk janë pjesë e QSUT.
“Është poshtërsi. Sjellje makabre t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.
E padëgjuar në asnjë vend të botës. Është kriminale në fakt.
Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne. Ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbimeve të QSUT-së .
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult