Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, duke reaguar, së fundi, për rastin e aktorit Genc Fuga, vendosi përballë sistemin shëndetësor shtetëror të falimentuar dhe fitoren e privatit, duke shtruar pyetjen: për sa kohë do të vazhdojmë t’ja besojmë jetët këtij ingranazhi vrasës?!
Reagimi i Gocit:
Pardje, brenda harkut të 24 orëve, përtej betejës së aktorit për jetën e tij, që uroj ta ketë sa më të gjatë, u zhvillua një përballje me përmasa shoqërore mes nevojës së individit për të gëzuar kontributet që ia kalon publikut dhe sistemit të kalbur shëndetësor të privatizuar në esencë.
Betejën sigurisht e fitoi privati, pilarët e mrekullisë shëndetësore u zhdukën, u zhytën shtatë pashë nën dhe, nuk kishin për të thënë gjë atë ditë, ushtari i tyre, qytetari i zakonshëm bërtiti publikisht që komanda e ka tradhëtuar, instanca është tretur, propaganduesit nuk diktohen, kanë marrë arratinë..
Pikërisht në momentin më fatal, kur gjithçka duket e humbur, situata e pakthyeshme, vjen energjia shoqërore që nuk matet me cent apo numra dhe siç ka ndodh gjithmonë në histori, kryen aktin e shpëtimit, sepse te braktisja e aktorit gjen dramën e vet, dhe për instikt do ta(e) shpëtojë..
Nuk ka asnjë përfitim privat që nuk merr diçka nga publiku, madje është e provuar që gjenia individuale e ka burimin te kolektivja..mos u lodhni kot me këtë kontradiktë se e kanë zgjidhur nobelistët këtë punë. Pyetja është: dhe për sa kohë do të vazhdojmë t’ja besojmë jetët këtij ingranazhi vrasës?!/ tpz.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MBLIDHEN PARATË PËR OPERACIONIN E AKTORIT GENC FUGA
Një apel në rrjetet sociale ngriti në këmbë opinionin publik.
Aktorja Eni Jani Fuga, postoi në rrjetet sociale apelin për ndihmë për bashkëshortin, regjisorin dhe aktorin e njohur Genc Fuga. Ai po kalon një problem serioz shëndetësor.
Bashkëshortja zbuloi se Fuga ka pësuar një sulm në tru dhe për këtë, i duhet ndihma. Ndihma që të paguhet operacioni në një spital privat.
Ajo i kërkoi punëtorëve të RTSH të kontribuojnë me nga 200 lekë. Por reagimi ka ardhur nga një grup më i madh njerëzish. E kjo ka sjellë ndihmën e mijëra shqiptarëve.
Në një thirrje ‘GoFund’ për vetëm dy-tre orë, është mbledhur dyfishi i shumës së kërkuar prej 19,000 eurosh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult