Nga Ernesto Sabato
“Ashtu është edhe pamja jote. Një përzierje dëlirësie, melankolie dhe sensualiteti i ndrydhur. Por veç kësaj …prit një moment.
Një ankth në sytë e tu, poshtë atij balli që ngjan si një ballkon i dalë. Por nuk e di nëse është kjo ajo që më pëlqen tek ti. Besoj se është diçka tjetër.
Që shpirti yt e zotëron mishin tënd, sikur të qenkëshe përherë në një qëndrim gatitu. Mirëpo ndoshta “më pëlqen” nuk është fjala e duhur, ndoshta ” më habit”, ” më mahnit” apo “më acaron”. Shpirti yt që sundon mbi trupin tënd si një diktator i rreptë”
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
ERNESTO SABATO DHE HISTORITË SHQIPTARE QË LA NË LIBRA
Nga: Julia Constelna
Përktheu: Bajram Karabolli
Kalabria
Biografinë e Ernesto Sabatos duhet ta fillojmë nga Kalabria, prej nga erdhën (në Argjentinë) prindërit e tij, aty nga fundi i shekullit XIX. Si shumë të tjerë të ardhur rishtas, nga ai rajon, edhe ata u futën në jetën e një vendi i cili u ofronte njerëzve me vullnet të mirë mundësi të mëdha pune.
Udhëtimi i parë i Françesko Sabatos, babait të Ernestos, qe nxitur nga i vëllai i vet më i madh, Pedroja. Me të mbërritur, ai filloi punë në shtrimin e rrugëve me kalldrëm dhe në veprat e rrjetit të tubacioneve për të frenuar përrenjtë që përmbytnin qytetin e Buenos Airesit. Ishte pjesëtar i një ndërmarrjeje të vogël familjare e cila punonte për llogari të të tretëve.
“Të afërmit e vet e shfrytëzonin aq shumë, sa u prish me ta dhe nuk i zinte më në gojë”, tregon Ernestoja. “Im at ishte një burrë me taban dhe i fjalës. Nuk dinte ta dridhte kurrë”.
Në fund të shekullit XIX ishte tepër i shpeshtë ai tranzit fshatarësh e argatësh që mbërrinin në Rio de la Plata për të punuar dhe për të bërë para, me të cilat do të ndihmonin, pastaj, ekonomikisht familjarët e tyre që ndodheshin në Itali. Të tjerë shpresonin të arrinin të blinin një banesë të thjeshtë, duke përmirësuar kështu jetën e tyre të vështirë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult