BBC rendit fotografinë e realizuar në Prishtinë, si ndër më të bukurat në botë

Vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën panë një Hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht, të martën mbrëma.

Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Hëna e Sturgeon, ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit, shkruan BBC.

Është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.

Ndërkohë, BBC ka renditur disa nga fotot më të mira të superhënës së të martës nga e gjithë bota dhe në krye të listët qëndron fotografia ku Hëna shkëlqen mbi ndërtesat në Prishtinë, Kosovë./atvlive

ObserverKult


manifesta

Lexo edhe:

“ÇMENDET” PRISHTINA. MANIFESTA TRANSFORMON HAPËSIRAT PUBLIKE

Manifesta është shtrirë në 25 hapësira emblematike të Prishtinës duke paraqitur në to 103 pjesëmarrës prej më shumë se 30 shteteve

Edicioni i 14-të i Bienales Nomade Evropiane, Manifesta, ka transformuar disa prej hapësirave të njohura publike të kryeqytetit kosovar – Prishtinës.

Manifesta është shtrirë në 25 hapësira emblematike të Prishtinës. Duke paraqitur në to 103 pjesëmarrës prej më shumë se 30 shteteve.

E ftuar nga Komuna e Prishtinës, ky festival po mbështet ambicien e qytetarëve të Kosovës. Kjo për të rikthyer dhe rivitalizuar hapësirat publike. Po ashtu për të ndihmuar në rishkrimin e të ardhmes së kryeqytetit të tyre.

“Kur dielli perëndon, ne e ngjyrosim qiellin”

Hoteli ikonik i Prishtinës, Hotel Grand, i cili hapi dyert më 1978, është bërë pjesë e transformimit nga artistë. Pra në këtë edicion të Manifestas.

Pesë yjet që kishte dikur ky hotel i janë hequr një nga një gjatë viteve. Ndërsa dritat në logon e tij ikonike i janë fikur.

Autori, Petrit Halilaj, e ka transformuar përkohësisht logon e errësuar në majë të hotelit në thirrje poetike “Kur dielli perëndon, ne e ngjyrosim qiellin”.

Logoja e re e tij e përkohshme, kombinon shkronjat ekzistuese me disa shtesë. Të gjitha të ndritura dhe me yje të vendosura gjithandej hapësirës së hotelit. Ato i dhanë “shpresë” godinës”, e cila nuk është renovuar që disa dekada.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult