Nga Gustav Flober
“E kush nuk është pak a shumë egoist? Që nga idioti që nuk do të jepte asnjë kacidhe për të blerë përsëri njerëzimin, e deri te ai që hidhet në zjarr për të shpëtuar një të panjohur, a nuk kërkojmë ne të gjithë, sipas instikteve tona të ndryshme kënaqësinë e natyrës tonë?
Shën Vënso i de Pol i bindej lakmisë zemërgjerë, ashtu si kaligula lakmisë mizore. Secili vepron sipas mënyrës së tij dhe për veten e tij; disa, ngaqë e mendojnë veprimin mbi veten e tyre, merakosen për shkakun, qendrën dhe qëllimin, të tjerët nxitin botën mbarë në buhinë e shpirtit të tyre. Këtu qëndron ndryshimi mes dorëlëshuarve dhe koprracëve. Të parët kënaqen duke dhënë, të tjerët duke kursyer”.
(Shkëputur nga “Letra dashurie”. Përktheu Adriana Koxhaj)
ObserverKult
Lexo edhe:
PAS 138 VJETËVE, VJEN NË SHQIP “BUVAR DHE PEKYSHE” E GUSTAV FLOBERIT
Për herë të parë në gjuhën shqipe, 138 vjet pas botimit në gjuhën frënge, nga Shtëpia Botuese Armagedoni vjen vepra “Buvar dhe Pekyshe” e Gustav Floberit.
E cilësuar nga autori si kryevepra e vet e po njëjtë edhe nga kritika, vepra e krahasuar me Don Kishotin e Mançës, në gjuhën shqipe vjen e përkthyer nga Verjon Fasho.
Në vazhdim mund ta gjeni fjalën e botuesit:
Një fjalë për Buvarin dhe një tjetër për Pekyshenë
Berat Armagedoni
Buvar dhe Pekyshe (tit. origjinal Bouvard et Pécuchet) është romani i fundit i papërfunduar i Gustav Floberit që për herë të parë përkthehet dhe botohet në gjuhën shqipe. Kritikët francezë, sapo kjo vepër u botua në Francë pas vdekjes së autorit më 1881, hezituan të shkruajnë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult