Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, kthehet në Shqipëri

Nga Bledi Fevziu

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri.

Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në Francë ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez.

Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithë dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri.

Do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë.

ObserverKult


ahmet zogu

Lexo edhe:

AHMET ZOGU U BETUA ME KËTO FJALË, 92 VJET MË PARË

Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë votoi unanimisht, 92 vjet më parë, duke e shpallur Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare të trashëguar dhe Zogun I u shpall “Mbret i shqiptarëve”. Gjithashtu u aprovua edhe formula e betimit të mbretit.

Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë. Por në katër e gjysmë Dhoma e bardhë e Parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve.

Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy.

Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u bashkuan me turmën e mbledhur në hollin modest. Duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to, korrespondentëve të “Associated Press”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult