Artisti nga Kosova, Petrit Halilaj, është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në ” Köln Akademie der Künste der Welt”.
Falë punës, talentit dhe pa dyshim kreativitetit me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës së Kosovës në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë.
Këtij lajmi i është gëzuar sot ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, të cilin lajm e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
“Si anëtar i ri i akademisë, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës.
Suksesi i tij i veçantë është i krahasueshëm me shumë talentë tjerë nga vendi ynë i vogël, por që tashmë ka traditë të nxjerr talentë të mëdhenj – nga Kosterrci i Skenderajit në majat e kulturës botërore. Bravo Petrit”, ka shkruar Ajeti.
Ndryshe, Petrit Halilaj, jeton dhe vepron në mes të Kosovës, Italisë dhe Gjermanisë, ndërsa duhet theksuar se veprat e tij pasqyrojnë identitetin kulturor, kombësinë dhe traumat e luftës, kujtimet personale dhe kolektive.
ObserverKult
Lexo edhe:
NEW YORK TIMES SHKRUAN PËR ARTISTIN PETRIT HALILAJ, SI REFUGJAT LUFTE
Petrit Halilaj u bë një nga artistët më të vlerësuar të Kosovës me punë që reflekton në të kaluarën e vendit të tij.
Kur Petrit Halilaj ishte 13 vjeç dhe refugjat nga lufta brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë mbërritën në kampin e tij në Shqipëri . Atyre iu dhanë disa stilolapsa.
Halilaj së shpejti po vizatonte dhjetëra piktura të ndritshme. Por subjektet e tyre nuk ishin aspak shumëngjyrëshe. Në njërën, ai përshkruante tanke që hidhnin në erë shtëpinë e një familjeje. Në një tjetër, një varr masiv.
Foto të tjera tregonin ushtarë që qëndronin mbi trupa të pajetë. Me armë ose thika të përgjakshme të ngritura me sa duket për të festuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult