Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u deklarua lidhur me zbulimin në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Osmani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë.
“Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë. Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët”, ka shkruar Osmani.
Tutje, Osmani tha se zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme.
ObseverKult
Lexo edhe:
VJOSA OSMANI NË PËRKRAHJE TË FILMIT “ZGJOI”, TREGON PËR TRIUMFIN E GRAVE TË KRUSHËS
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, “Oscars”. Kjo në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar kampanjës. Në përkrahje të filmit “Zgjoi”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult