Gazetaria në zi/ Ndahet nga jeta prezantuesi legjendar, Michael Parkinson

Prezantuesi legjendar, Sir Michael Parkinson, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, një lajm i cili është konfirmuar nga vet familja e tij.

Pas një sëmundje ‘të shpejtë’, Sir Michael Parkinson është ndarë nga jeta, mbrëmjen e kaluar, nën shoqërinë e familjarëve të tij”.

Familja ka kërkuar që t’ju respektohet privatësia për të kaluar këtë dhimbje.

Me një karrierë të gjatë televizive, ai u shndërrua në një ikonë në Britani, duke intervistuar personazhe të shumtë.

Ai ka qenë drejtuesi i programit në BBC, “Parkinson”, i cili nisi të transmetoj fillimisht mes viteve 1971 dhe 1982. Pas një periudhe pauze, ai nisi sërish transmetimin nga viti 1998 deri në 2007.

I rritur në Yorkshire, Parkinson ëndërronte të bëhej një lojtar i “cricket“. Ai e ndërpreu shkollën në moshën 16-vjeçare dhe më pasi filloi të punonte për një gazetë lokale.

Prezantuesi legjendar ka mirëpritur emra të njohur si Muhammad Ali, David Beckham, John Lennon dhe David Bowie në programin e tij dhe shumë shpejt u shndërrua në një prej programeve ku personazhet më të njohur në botë merreshin në intervistë për audiencën britanike./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KËNGËTARJA E NJOHUR BRITANIKE, PATRICIA BREDIN

Këngëtarja e parë britanike që përfaqësoi vendin e saj në Eurovision, Patricia Bredin, u bë e ditur se ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Ajo përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovisionin e dytë në vitin 1957.

Këngëtarja dhe aktorja ka lindur në Hull dhe ishte 22 vjeçe. Kur përfaqësoi Britaninë në konkursin që u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë.

Sipas BBC, Patricia luajti në një numër filmash së bashku me Ian Carmichael dhe Sid James…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU